7 fshatra janë të izoluara në rrethin e Gramshit si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Trashësia e saj në disa fshatra të kësaj zone arrin deri në 80 cm duke e bërë të pamundur lëvizjen.
Gjithashtu 4 fshatra të izoluara kanë probleme me energjinë elektrike që prej 24 orësh. Fshatrat e izoluar nga bora që ka bllokuar rrugët ndodhen në dy njësi administrative.
