Zvicra do të përballet me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në këtë takim do të luajë edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka. Përveçse do të jetë në fushë, në këtë takim, futbollisti shqiptar, do të ketë në krahun e tij edhe shiritin e kapitenit. Xhaka ka qenë shpesh pjesë e përplasjeve me lojtarët serbë, në përballjet që dy kombëtaret kanë pasur mes tyre në të kaluarën. Sfida e sotme, do të luhet në Serbi dhe pritet të jetë mjaft e luftuar, ku synohen me çdo kusht tre pikët.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment