Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gratë dhe fëmijët në kampet e ISIS, ministri Çuçi shkon në Liban

17:15 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare  ka nisur një përpjekje të re për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të mbetur në Siri.

Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi është duke zhvilluar një vizitë në Liban.

Qëllimi kësaj vizite lidhet me krijimin e kushteve për të marrë nga kampet Al Hol dhe Roj të të gjithë grave dhe fëmijëve shqiptarë.

Vajtja e ministrit Çuçi mësohet se është kërkuar nga kryeministri Edi Rama.

Burimet janë të rezervuara të tregojnë se kush e shoqëron në Liban ministrin Çuçi dhe cilët janë personat që po kontaktohet për të arritur qëllimin final të riatdhesimit.

Sandër Lleshaj paraardhësi Bledi Çuçi udhëtoi disa herë drejt Libanin nga ku me autoritetet vendase nisi bashkëpunimin duke mundësuar kthimin e një gruaje dhe katër fëmijëve të parë nga Siria në Tetor të vitit të shkuar.

Pas largimit nga Libani të ish ministrit Llleshaj, atje për më shumë se 5 javë qëndroi duke punuar në terren drejtori Drejtorisë së Anti Terrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano bashkë me kolegun e tij Indrit Doda.

Ata hynë në Siri dhe negociuan me autoritetet vendore kurde të cilët u dakordësuan të lejonin riatdhesimin e vetëm grave në nevojë për ndihmë të specializuar dhe fëmijëve jetim.

Në riatdhesimin e Floresh Rashës dhe fëmijëve të saj bashkë me Endri Dumanin, Mark Ghorayeb, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban pati një rol jashtëzakonisht vendimtar që ky operacion të përfundonte me sukses.

Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Liban për të marrë Floresha Rashën me tre fëmijët e saj dhe një djalin 13 Endri Dumani.

Besohet në kampet e Sirisë ndodhen mbi 50 gra dhe fëmijë në pritje të kthimit në atdhe.

Mes tyre edhe Eva Dumani motra e Endri Dumanit e cila e humbi mundësinë e kthimit bashkë me të

Ministri Çuçi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agjencia turke Anadolu: Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë në Ballkan

15:21 / July 14, 2026

Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, kallëzohet në Prokurori për abuzime me fondet

14:30 / July 14, 2026

Zjarrvëniet në vend, 29 persona të arrestuar në një muaj e gjysmë! Policia:Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën

13:48 / July 14, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit shkakton mbi 10 mijë vdekje në Europë, alarm i kuq në disa vende

13:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.