Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Gratë ukrainase tregojnë tmerrin e përdhunimeve nga ushtarët rusë

23:21 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta nuk ka thjesht vetëm viktima nga plumbat apo bombat. Janë edhe viktimat e përdhunimeve, torturave etj. Victoria, një grua 42-vjeçare ukrainase, tregoi se ajo dhe një grua tjetër fqinje, u përdhunuan nga dy ushtarë rusë që pushtuan fshatin e saj pranë Kievit në mars. Dy femrat, të cilat kanë pranuar të flasin për mediat amerikane me kusht që të mos zbulohet vendndodhja dhe mbiemrat e tyre.

Një oficer komandues kërcënoi Viktorinë, thotë ajo.

“Ai më shikoi dhe më tha: I shihni, djemtë tanë, kanë pirë dhe duan të argëtohen” tregon Victoria. “E kuptova se diçka e tmerrshme do të ndodhte”. Dy nga ushtarët i çuan gratë në një shtëpi të kthyer në seli për pushtuesit rusë dhe i përdhunuan.

Fqinja e saj 44-vjeçarja Natalya, ka rrëfyer ngjarjet gjithashtu për Abc News. “Më tha ‘a dëshiron që gjithçka të jetë mirë me djalin tënd? Ngjitu lart dhe bëj siç të them unë’”, kujton Natalya, duke përshkruar takimin e saj me një nga ushtarët rusë që ajo thotë se e përdhunoi. “Ai ishte si një kafshë…” Natalya thotë se më vonë mësoi se ushtarët vranë burrin e saj.

Nuk është e qartë se sa ushtarë ose cilët ishin të përfshirë në vrasje. Familja e varrosi burrin të nesërmen. Dy ushtarët rusë për të cilët gratë thonë se i përdhunuan nuk janë identifikuar ende, por përballen me urdhër arresti ndërkombëtar, sipas Kateryna Duchenko, prokurores ukrainase e ngarkuar për rastet e dhunës seksuale të kryera nga ushtarët rusë. Të dyja rastet janë duke u hetuar me shanse të pakta që të dyshuarit të merren në paraburgim ose të kalojnë ndonjë kohë burg, tha ajo. Historitë e përdhunimeve dhe mizorive të tjera në duart e trupave ruse nuk janë të padëgjuara në qytetet e vogla dhe periferitë e Kievit. Banorët e Bucha dhe Borodyanka kanë raportuar shkelje të të drejtave të njeriut duke përfshirë përdhunim, vrasje dhe torturë nga forcat ruse gjatë pushtimit.

grate ukrainase perdhunim ushtaret rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

20:42 / July 1, 2026

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh sonte

21:19 / June 2, 2026

Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin sulmet me dronë

12:17 / April 13, 2026

Rusia dhe Ukraina sulme ndaj njëra-tjetrës, lëshohen qindra dronë

13:59 / March 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.