Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi në administratën Trump, Richard Grenell, ka mbajtur të mërkurën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit.
Grenell, fajësoi kryeministrin Albin Kurti dhe BE-në për dështim në arritjen e marrëveshjeve Kosovë–Serbi, shkruan gazeta “Danas”.
Ai tha se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova, pasi “në këtë mënyrë po e zgjat konfliktin”, pastaj se “dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli ku përmendet njohja e pavarësisë së Kosovës nuk e zgjidh problemin”.
Grenell po ashtu mohoi se punon për Qeverinë e Serbisë, ashtu siç është raportuar më herët nga organizatat e pavarura në Serbi.