Një autobus plot me turistë ka marrë flakë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në Bralos.
Sipas mediave vendase, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa mësohet se pasagjerët kanë arritur të dalin vetë nga autobusi para se të mbërrininforcat e zjarrfikëses. Nga sa raportohet, nuk ka pasur ndonjë rrezik serioz për pasagjerët, edhe pse në autobus ndodheshin plot 30 persona.