Një 52-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Selanik, pasi u vra nga dy të pastrehë, të cilët tentoi t’i ushqente.
Tre personat kanë pasur një debat të ashpër dhe dy prej tyre kanë goditur brutalisht 52-vjeçarin, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Dy autorët, të dy vëllezër të moshave 40 dhe 42 vjeç janë arrestuar, teksa trupi i pajetë është dërguar në qendrën e morgut, për autopsinë.