Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Greqi/ Hakmarrja e Varoufakis pranë dhe psikodrama e të majtës

10:16 / July 7, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Varoufakis cipras
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sfida mes Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis nuk është e vetmja përplasje titanike sot në Greqi. Skenari i votimit ka edhe një tjetër tragjedi politike tejet të fortë: përplasjen finale mes kryeministrit dhe Yanis Varoufakis, dy meshkujt alfa të së majtës greke. Dikur miq, sot në një përshkallëzim akuzash reciproke që rrezikojnë të derdhen në kutitë e votimit, duke i dhuruar qendrës së djathtë të Dea Demokratia – një klasike kjo e psikodramave progresiste – të ardhmen e vendit. Arsyeja? Mera 25, partia e ish ministrit vullkanik të financave mund t’i heqë Syriza-s votat “e nevojshme” për të kompletuar ringritjen e pamundur mbi Nea Demokratian.

Dita e djeshme ka qenë mishërimi i kësaj përplasjeje “vëllavrasëse”, Syriza dhe Mera 25 kanë zhvilluar dy mitingjet përfundimtare të fushatës elektorale në të njëjtën orë, 300 metra nga njëra-tjetra. Tsiprasi në Syntagma dhe Varoufakisi pak më tutje, në krah të Propilei.

Thikën në plagë e ka rregulluar pasdite në Tuiter lideri i Mera 25 që, ka sintetizuar në vetëm 280 gërma, zanafillën e kësaj sfide: “Ekzaktësisht katër vjet më parë, 61% e grekëve i thanë JO programit të kursimit me një referendum, dhe një ditë më pas u tradhëtuan nga Tsipras. Nga e diela, “JO”-ja do të rikthehet të përfaqësohet në Parlament”. Domethënë, nga ai.

Marrëdhëniet mes të dyve, rrëfejnë ata që i njohin mirë, kanë shkuar në pikën zero pikërisht që nga mbrëmja e 5 korrikut. Kur bileta që po bënte të dridhej Evropa, duke kundërvënë si Davidi kundër Goliathit recetave të Trojkës (me një kosto shumë të lartë për vendin), ndau dy rrugët: Tsiprasi në Bruksel për të firmosur memorandumin e tretë, për të shmangur shembjen e Greqisë dhe daljen e saj nga Euro.

Varoufakisi, teoricien i përplasjes finale kundër BE, në shtëpi. I dëbuar – me kërkesë unanime të të gjithë kredidhënësve – nga qeveria, për t’u kthyer si profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Prej atëherë marrëdhëniet ngrinë. Tsiprasi nuk ka folur më kurrë për ish Ministrin e Financave. Ky i fundit ka goditur lart e poshtë Evropën dhe “kryeministrin që ktheu pllakën”, në disa libra si dhe në një turne konferencash prej rock star-i, që ka zhvilluar nëpër Kontinentin e Vjetër.

Dega e ndrojtur e ullirit që ofroi Syriza disa muaj më parë – kur bindi në mënyrë “spontane” Komisionin grek të filmit për të sponsorizuar filmin e Costa Gavras “Të rritur në dhomë”, i bazuar në librin e Varoufakisit – nuk u mirëprit. Dhe përplasja në kutitë e votimit të dielën – me spektator shumë të interesuar Kyriakos Mitsotakisin – është akti final i psikodramës.

Ish Ministri motoçiklist e ka kaluar fushatën elektorale duke goditur Syriza-n nga e majta: “Nëse vazhdojmë të zbatojmë marrëveshjet e firmosura nga Tsipras – ka thënë ai – Greqia e të ardhmes do të jetë një vend pa të rinj, sepse të gjithë do të kenë emigruar jashtë”. Duke e lënë vendin pa opozitë reale. “Çfarë do t’i thotë Tsiprasi Mitsotakisit, kur nga e hëna do të jetë në opozitë? Do e akuzojë se po zbaton po atë recetë, që ai vetë i imponoi vendit”, thotë politikani ekonomist.

Rivali i tij deri më sot i ka injoruar akuzat, duke u kufizuar me lëshimin e thirrjeve për votën e nevojshme. Por tek Syriza janë të shqetësuar. Mera 25 mori në zgjedhjet evropiane 2.99%, vetëm një hap larg pragut që e shpinte në Parlament.

“Por mediat na bojkotuan dhe vetëm 38% e grekëve kishin dijeni për ekzistencën tonë”, akuzon Varoufakis. Apeli për votën e dobishme? “Një idiotësi – minimizon ish Ministri i Financave. Tsiprasi do të humbasë në çdo rast, sepse zgjedhësit ndëshkojnë ata që zbatojnë masat shtrënguese të kursimit”. Dhe tund programin e tij “të fortë dhe të pastër”, i përbërë nga një “vetëreduktim” i tepricave të imponuara prej kredidhënësve dhe ndalim të privatizimeve. Natyrisht pa “dakordësuar asgjë me BE, e cila nuk do të bënte asgjë sepse një Brexit do i kushtonte mijëra miliarada”.

Nëse do të ketë të drejtë, kjo do të shihet nesër mbrëma. Dhe në atë pikë, përplasja titanike mund të hyjë në arkiva me bilancin klasik të këtyre betejave në të majtë: humbjen e të gjithë protagonistëve.

La Repubblica – Bota.al

Varoufakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.