Një 50-vjecar shqiptar nuk pranoi lidhjen e vajzës së tij 22-vjeçare me të dashurin 15 vite më të madh në Greqi. Për këtë arsye, pasditen e së dielës ka njoftuar të birin dhe të dy bashkë kanë nisur kërkimet në rrugët e Kypselit për të gjetur vajzën.
Babai së bashku me djalin 21-vjeçar e gjetën teksa vajza po ecte me të dashurin. Ata dolën menjëherë nga makina dhe e morën me forcë.
Më pas e çuan në një bodrum, i morën telefonin që të mos kërkonte ndihmë dhe u përpoqën për disa orë me radhë që ta bindnin t’i jepte fund lidhjes.
Skena zgjati për disa orë derisa vajza gjet mënyrën që të kontaktonte me policinë
Nuk vonoi shumë dhe policët u shfaqën në derën e banesës në bodrum dhe zbuluan çfarë po ndodhte.
Për këtë ngjarje, ku 22-vjeçarja denoncoi babain dhe vëllain e saj, të cilët janë arrestuar aktualisht, ndërsa personi i tretë që i ndihmoi për rrëmbimin e saj, është vënë nën hetim.
