Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqi, votohet ligji për marrjen e nënshtetësisë nga emigrantët

19:09 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti Grek miratoi ligjin që zgjeron kategoritë e emigrantëve që marrin shtetësinë greke. Po ashtu ulet edhe tarifa e aplikimit për marrjen e kësaj shtetësie.

Parlamenti helen ka votuar një paketë dispozitash të reja, duke zgjeruar gamën e emigrantëve që mund të përfitojnë nënshtetësinë greke. Kjo e drejtë tashmë u ofrohet edhe emigrantëve me moshë mbi 65 vjeç, të sëmurëve mendorë apo psikikë, si dhe invalidëve. Një nga masat favorizuese është ajo për uljen e tarifës që paguhet për aplikimin.

Nga 700 euro, bëhet tashmë 550 euro. Gjithsesi, kjo është një tarifë mjaft e shtrenjtë, sidomos për kushtet e Greqisë. Këtë e pranojnë edhe hartuesit e draftit. Dispozitat përcaktojnë rregulla të reja për kryerjen e testit të gjuhës dhe njohurive për historinë dhe kulturën e vendit.

“Diskutimi i dispozitave u shoqërua nga debate të ashpra. Opozita e akuzoi qeverinë se po jep masivisht nënshtetësinë, me qëllim që të joshë votat e emigrantëve në tre palë zgjedhjet që do të mbahen këtë vit. Por ministri i Brendshëm i zmbrapsi sulmet, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të zgjojë reflekse ekstremiste në opinion.  Ministri shtoi se qeveria Tsipras po përpiqet të bëjë atë që në shtetet e tjera europiane është diçka normale. Asnjë emigrant që jeton i ligjshëm në vend nuk mund të përjashtohet nga marrja e nënshtetësisë”.

Në fakt, deri më tani, nënshtetësinë greke e përfitonin fëmijët e lindur apo të arsimuar në Greqi, qytetarët me origjinë greke dhe një numër mjaft i vogël shtetasish nga vende të treta.  Sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 230.000 qytetarë të huaj që kanë marrë nënshtetësinë greke në gjashtë vitet e fundit. Shumica dërrmuese e tyre janë emigrantë të ardhur nga Shqipëria.

emigrante nenshtetesi Parlamenti Grek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.