Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia dhe Italia nisin negociatat për kufirin detar, bisedimet zgjasin prej 40 vitesh

17:23 / December 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DETI JON SI DET I PAQES Pjesa II Ilustrim 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia dhe Italia do të rifillojnë negociatat për delimitimin e zonave detare, që po zgjasin prej 40 vjetësh. Ekspertë të dy Ministrive të Jashtme do të takohen në Romë më 30 Dhjetor, siç bëri të ditur televizioni publik grek, ERT.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, ka shtyrë takimin e tij me homologun italian, Luiggi Di Maggio, të paralajmëruar për në fundjavë. Por dy ministrat kanë rënë dakord që të presin përfundimin e mbledhjes së ekspertëve dhe pastaj të takohen.

Negociatat mes Athinës dhe Romës për delimitimin e zonave detare dhe shelfit kontinental kanë nisur që në vitet ‘70 të shekullit të kaluar.

Sipas burimeve greke, arsyeja e mos arritjes së marrëveshjes lidhet me ekzistencën e karkalecit të kuq në Detin Jon, në trekëndëshin midis Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë. Roma pretendon se peshkatarët italianë kanë tradicionalisht të drejtën ekskluzive për të peshkuar këtë lloj karkaleci, kilja e të cilit shitet deri në 45 Euro.

Nisma e palës greke për të përcaktuar zonat detare me Italinë, inkuadrohet në reagimet ndaj marrëveshjes që nënshkroi Tuqia me Libinë për delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike, dhe që sipas Athinës cënon sovranitetin e Greqisë.

Aktualisht Athina ka filluar negociatat edhe me Egjiptin, ndërsa ka në plan në një të ardhme, edhe rifillimin e negociatave me Shqipërinë.

votime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.