Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia gati “masat” kundër Gjermanisë, shkak “borxhi 11 miliardë euro” i luftës

22:02 / April 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia është e gatshme t’i dërgojë Gjermaninë një notë diplomatike që detajon kërkesën e saj për miliarda euro si dëmshpërblim për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, pasi deputetët grekë votuan me shumicë dërrmuese për çështjen sensacionale që u ngrit zyrtarisht.

Kjo kërkesë pritet të ketë ndikim përpara zgjedhjeve vendimtare të Parlamentit Evropian dhe Athina u zotua të rriste presionin mbi Berlinin, duke ndërmarrë hapa ligjorë dhe diplomatikë që do të hedhin në qendër të vëmendjes krimet e kryera gjatë okupimit brutal nazist.

“Është një çështje e hapur që duhet të zgjidhet,” i tha Guardian, zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Markos Bolaris, duke iu përgjigjur kështu insistimit gjerman që pretendimet për kompensim ishin zgjidhur përfundimisht.

“Për çështjet e këtij lloji ka drejtësi ndërkombëtare,” tha ai të premten. “Në të gjitha mosmarrëveshjet, BE-ja i shikon në parim. Gjermania mund të thotë se është zgjidhur, por ajo që ka rëndësi është e drejta ndërkombëtare”.

Grekët pësuan jashtëzakonisht nga forcat e Hitlerit, duke duruar atë që presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përshkroi kohët e fundit gjatë një vizitë në Greqi si tmerre “të paimagjinueshme”.

Gjatë periudhës së okupimit, rreth 300,000 njerëz vdiqën nga uria dhe komuniteti hebre i vendit u zhduk thuajse tërësisht.

Kryeministri, Alexis Tsipras, e ka ngritur çështjen më me këmbëngulje sesa çdo kryeministër tjetër deri më sot.

Pavarësisht kritikave, deputetët grekë këtë javë mbështetën një rezolutë duke bërë thirrje që qeveria të kërkojë 300 miliardë euro për dëmet pas debatit mbi gjetjet e një hetimi gjithëpërfshirës parlamentar mbi okupimin gjerman. Gjetjet janë përshkruar si leximi i parë i plotë i mizorive naziste në Greqi.

Në raportin e saj – përpiluar nga hulumtimi i thellë i të dhënave të marra nga arkivat kombëtare të SHBA dhe Rusisë – komiteti ndërpartiak vlerësoi se borxhi gjerman ishte 11 miliardë euro pa interes.

Aksionet e arit, të konfiskuara nga banka qendrore e vendit në vitin 1943, u përdorën për të financuar fushatën e Gjermanisë në Afrikën e Veriut.

Berlini ka argumentuar gjatë se dëmi është paguar në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe në vitin 1960.

Por, duke iu drejtuar parlamentit grek, Sia Anagnostopoulou, ministri që do të drejtojë fushatën e kompensimit, e përshkroi rimbursimin si të papërshtatshëm.

Deputetët e majtë kanë pohuar prej kohësh se përvoja brutale e kohës së luftës në Greqi e vonoi zhvillimin e saj si një shtet modern evropian.

11 miliarde borxhi greqi-gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.