Parlamenti Europian miraton rezolutën që ngre alarmin në punën e qeverisë greke kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Rezoluta e miratuar më herët nga Parlamenti Europian me 330 eurodeputetë që votuan pro, 254 kundër dhe 26 abstenime, ishte një goditje e fortë për Athinën zyrtare.
Kjo duke përmendur aty hapur përgjimet dhe survejimet, hetimet e cala për aksidentin e trenave në Tembi një vit më parë, mbytjen fatale të anijes në Pylos me qindra klandestinë dhe dëbimet e paligjshme të emigrantëve të paligjshëm, lirinë e shtypit dhe “sulmet kundër shoqërisë civile”.
Greqia u përpoq të mbrohej me kundërsulm, dhe nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis, tha se kjo është padyshim një tjetër lojë politike në nivel të Parlamentit Evropian me qëllim të ulet prestigji i suksesit të saj në vitet e fundit.
Rezoluta e PE-së dëshmon qartë se problemet janë reale, dhe pakënaqësia në bllokun europian me moszgjidhjen e tyre po shtohet. Parlamenti Europian shprehte aty hapur shqertësimet e tij lidhur me përqëndrimin e pushtetit të medias në duart e oligarkëve si dhe mënyrën e shpërndarjes se subvencioneve shteterore.