Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Greqia kërcënon Turqinë me sanksione “me peshë”, detaje nga takimi në selinë e NATO-s

20:26 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anije greqi turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë.

Zyrtarë ushtarakë nga dy vendet, që të dyja anëtare të Aleancës, do të zhvillonin bisedime në Bruksel të martën pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por NATO-ja i shtyu bisedimet.

Bisedimet e njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg synojnë të parandalojnë një shkallëzim ushtarak nga incidente të tilla siç ishte përplasja mes anijeve ushtarake turke dhe greke muajin e kaluar.

Anijet greke ishin në vëzhgim të një mjeti lundrues turk që bën kërkime për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, një operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm. Ankaraja dhe Athina e shikojnë këtë zonë si pjesë të shelfit të tyre kontinental.

Greqia thotë se çdo bisedim mes palëve do të varet nga largimi i anijes eksploruese turke nga ujërat e diskutueshme, por Turqia ngul këmbë se nuk mund të hyjë në negociata me parakushte.

Bisedimet teknike në selinë e NATO-s nuk do të trajtojnë çështjet thelbësore për mosmarrëveshjet territoriale, por në to mund të diskutohet mbi krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve.

“Turqia vazhdon të mbështesë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes përmes dialogut dhe pa ndonjë parakusht”, tha një burim i palës turke.

Greqia ka bërë thirrje për sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë.

Të enjten, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE-ja duhet të vendosë sanksione “me peshë” ndaj Turqisë nëse ajo nuk i tërheq anijet nga zona.

Ai tha se Turqia dhe Greqia kanë nevojë për dialog, “por jo nën kërcënimin e armëve”.

Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor kanë vonuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, thanë katër diplomatë të BE-së, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet midis Turqisë dhe Francës, të cilat kanë mosmarrëveshje në një mori fushash.

Krerët e BE-së do të takohen në 24 dhe 25 shtator për të diskutuar mbi këto çështje.VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.