Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia në luftë me flakët, mijëra njerëz ikin nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos

08:25 / July 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rodos pyrkagies 1 989x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rodosi po jeton “makthin e zjarrtë”. Operacionet e evakuimit po përparojnë në zona si Lardo dhe Kiotari, ku deri më tani mbi 2000 persona janë larguar nga shtëpitë dhe hotelet. Shërbimi zjarrfikës i Greqisë i tha BBC-së se kërkon falje për atë që e quajti “rrëmujë” në ishull.

Ai i përshkroi zjarret si më të vështirat me të cilat është përballur, ishulli po lufton me zjarret e ndezura nga erërat e forta që nga e marta. Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operonin në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri. Zonat e Laermës, Lardos dhe Asklipio u prekën gjithashtu.

Varkat private iu bashkuan rojës bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit. Anijet e marinës greke u raportuan gjithashtu se po shkonin drejt zonës, e cila është e njohur për turistët. Zëvendës shefi i zjarrfikësve Ioannis Artophios tha se një traget është në dispozicion për të akomoduar njerëzit. Të tjerët janë vendosur në një stadium të brendshëm në ishull, sipas nënkryetarit të bashkisë së ishullit.

Nënkryetari i bashkisë së Rodosit, Konstantinos Taraslias tha se ndryshimi i erërave të shtunën në mëngjes ndihmoi që zjarri të zgjerohej dhe të arrinte në zonat turistike. Që kur shpërtheu në një zonë malore të martën, zjarri ka djegur një pjesë të pyjeve.Zjarrfikësit nga Sllovakia mbërritën në Rodos të shtunën për të ndihmuar ekipet lokale që luftojnë zjarret.

“Situata në Rodos është serioze dhe jashtëzakonisht e vështirë. Për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të shpejtë të drejtimit të zjarrit, zjarrfikësit u detyruan të tërhiqeshin dhe të lëviznin”, postuan në Facebook Shërbimet Sllovake të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Greqia po përballet me nxehtësi të mëtejshme intensive këtë fundjavë, me meteorologët që paralajmërojnë se temperaturat mund të rriten deri në 45 gradë Celsius. Mund të kthehet në fundjavën më të nxehtë të korrikut të Greqisë në 50 vjet, ka thënë një nga meteorologët kryesorë të vendit.

rodos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.