Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Greqia nis kërkimet për naftë në detin Jon pranë Shqipërisë

22:55 / September 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joni nafta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë ka paraqitur në parlament projektligje për ratifikimin e katër kontratave për dhënien me koncension të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare të detit Jon dhe të Kretës.

Ratifikimi i kontratave – negociatat  për të cilat zgjatën gati katër vjet – është një votë besimi nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të naftës, që do të investojnë një shumë prej 140 milionë eurosh në kërkime.

Konkretisht, për zonat e detit Jon jepen për ratifikim kontratat e nënshkruara në prillin e këtij viti midis shtetit grek dhe Konsorciumit Repsol-Hellenic Petroleum.

Ndërsa për dy zonat detare pranë Kretës janë dhënë për ratifikim dy kontratat e nënshkruara në qershorin e kaluar midis shtetit grek dhe konsorciumit Total, ExxonMobil dhe Hellenic Petroleum.

Kanë disa muaj që “ExxonMobil ” dhe “Total” , të cilat janë dy prej kompanive më të mëdha botërore të naftës , po eksplorojnë  në disa prej zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, ku kanë zbuluar  një rezervë gjigante gazi.

Kjo dhënie me koncesion vlerësohet nga Athina zyrtare se do të rrisë rolin e Greqisë në rajon dhe në botë, për sa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të  hidrokarbureve.

Studimet e viteve të fundit vleresojnë gjithashtu se  vlera e rezervave të naftës dhe gazit natyror që pritet të shfrytëzohen gjate dy dekadave në zonat në fjalë, me çmimet aktuale shkojne deri në 3.5 trilion dollarë, prej të cilave një të gjashtën, dmth rreth 600 mld dollarë, do t’a përfitojë shteti grek.

Përfitimi tjetër është fakti i krijimit të qindra mijëra vendeve të punës dhe përforcimi i ekonomisë lokale.

greqia kerkimet nafte ne Jon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Greqia në alarm, oficeri i lartë i shiste Kinës sekretet e NATO-s

09:19 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.