Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia paralajmëron mbylljen e kufijve sërish për shkak të pandemisë

22:51 / September 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria greke ka hartuar një plan të ri kufizimesh të ashpra që ngjajnë me ato të zbatuara nga nëntori 2020 deri në qershor 2021, ndër më të egrat në Evropë.

Pjesë e planit të kufizimeve është dhe rimbushja e kufijve, raporton noa.al duke cituar deklaratën bë mediat greke të zëvendësministres së Shëndetësisë, Minna Gakga.

Ajo tha se Greqia do të ashpërsojë edhe më tej masat kufizuese pasi po vërehet rritje e mëtejshme e rasteve me Covid.

Mes masave të paralajmëruara janë, rikthimi i ndalimit të lëvizjes mes prefekturave të vendit dhe mbyllja totale e kufirit për qarkullimin e qytetarëve, me vendet me rrezikshmëri të lartë infeksioni.

Aktualisht, numër të lartë infektimesh kanë Shqipëria, Maqedonia, më pak Turqia dhe Italia, gjithnjë në përllogaritjen për 1 milion persona gjatë 2 javëve të fundit.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mina Gaga deklaroi se do të ketë dhe masa lokale. Ajo tha se aty ku do të vihet re përhapje masive e virusit do të merret menjëherë masa. Ajo pohoi se edhe mbyllja e shkollave, është pjesë e planit.

“Ne po fillojmë me masa të tjera shumë të kujdesshme. Jemi duke monitoruar. Protokolli është i rreptë. Nëse ka një shpërthim, shkolla do të mbyllet”, tha ajo.

Greqia rihapi kufijtë me Shqipërinë pak muaj më parë. Edhe aktualisht, lejohen të futen shqiptarët në vendin fqinjë jo më pak se 14 ditë pasi kanë bërë dy doza vaksine,  në të kundërt tampon PCR ose rapid test. Lejohet po ashtu edhe një letër që vërteton se udhëtari ka kaluar kovidin brenda 6 muajve të fundit. Fëmijët deri 12 vjeç përjashtohen nga të tilla kushte.

greqia kufijeve mbylljen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.