Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia planifikon dëbimin e migrantëve që janë futur në vend pas 1 marsit/ Ankaraja akuza Athinës

16:53 / March 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia ka zmbrapsur afro 35,000 migrantë, që kanë bërë përpjekje të kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e saj, që nga koha kur Turqia ka hapur kufijtë.

Sipas zyrtarëve të Qeverisë greke, të cituar nga agjencia Reuters, mijëra migrantë të tjerë kanë arritur të kalojnë kufirin.

Të njëjtat burime thanë se po përgatitet të dëbojnë me qindra të tjerë që ja dolën të futën në Greqi. Me mijëra migrantë iu drejtuan Greqisë pas njoftimit të Ankarasë më 28 shkurt se do t’i lejonte migrantët të kalonin kufirin e saj në drejtim të Evropës, duke hequr dorë prej një marrëveshje të arritur me BE-në për t’i mbajtur azilkërkuesit në territorin e saj.

Autoritetet turke i kanë akuzuar forcat greke për vrasjen e katër migrantëve. Athina i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se forcat turke po i ndihmojnë migrantët të kalojnë kufirin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka vizituar të enjten provincën Edirne, në kufi me Greqinë, dhe ka njoftuar për vendosjen e 1,000 forcave speciale në zonë, për të ndaluar kthimin e migrantëve drejt territorit turk.

Soylu ka akuzuar forcat greke për plagosjen e 164 migrantëve dhe kthimin e rreth 5,000 vetëve në Turqi.

Turqia strehon 3.7 milionë refugjatë sirianë, si dhe migrantë nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Së fundmi gati një milion sirianë kanë ikur në kufirin turk nga provinca Idlib, për shkak të luftimeve të mëdha atje midis rebelëve të mbështetur nga turqit dhe forcave të Qeverisë siriane, të mbështetura nga Rusia.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se Turqia nuk mund të përballojë valë të re të refugjatëve sirianë.

ankaraja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.