Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia regjistron përmbysje në turizëm. Më shumë prenotine në Airbnb sesa në hotelet e vendit

15:03 / March 22, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamuri grek athina 750x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

egjistron së fundmi një përmbysje në turizëm. Prenotimet në Airbnb janë shumë më të larta se në hotele përgjatë gjithë vitit në mbarë vendin. Në vitin 2023 pati një rritje të vazhdueshme të ofertës së akomodimit që reflekton zhvillimin dinamik të sektorit të qirave afatshkurtra

‘Furnizimi’ me shtretër nga akomodimet me qira afatshkurtër ushtron presion mbi hotelet gjatë gjithë vitit në Greqi. Shtretërit e ofruar në akomodimin me qira afatshkurtër i tejkalonin hotelet e vendit me afro 60.000 njësi, pasi arritën në 939.000 mijë në muajin korrik 2023 krahasuar me 887.748 shtretër hotelesh në mbarë vendin.

Edhe pse shtretërit e ofruar në stilin Airbnb nuk janë konstantë, faktet tregojnë se pronat me qira afatshkurtër janë më shumë se shtretërit e ofruara pothuajse gjatë gjithë vitit, pasi për një kohë të gjatë të vitit shumë hotele si ato sezonale janë të mbyllura.

Sipas buletinit të INSETE, në vitin 2023 pati një rritje të vazhdueshme të ofertës së akomodimit që reflekton zhvillimin dinamik të sektorit të qirave afatshkurtra. Në vitin 2023 janë shtuar mesatarisht rreth 20.000 akomodime shtesë, krahasuar me vitin 2022.

Oferta më e madhe e akomodimit ishte në korrik – 212 mijë dhe më e vogla në janar – 172 mijë. Në vitin 2023 vërehet një rritje progresive e numrit total të shtretërve në raport me të dhënat e vitit 2022. Oferta më e madhe e shtretërve ka qenë në korrik – 939 mijë dhe më e vogla në janar – 780 mijë.

Analiza e dritares së rezervimit – intervali midis datës së rezervimit dhe datës së mbërritjes – për qiratë afatshkurtra tregon një tendencë për planifikim më të hershëm në 2023-shin krahasuar me 2022-shin.

Në janar, dritarja e rezervimit u rrit në 26 ditë nga 13 ditë në janar 2022, duke shënuar një rritje prej +95%. Analiza e zënies së akomodimeve për vitin 2023 tregon një stabilitet krahasuar me vitin 2022 pavarësisht rritjes së ofertës për akomodim dhe shtretër. Kjo tregon një rritje të kërkesës krahas ofertës. Përbërja e udhëtarëve me qira afatshkurtër gjatë vitit tregon një dinamikë interesante në përbërjen e udhëtarëve midis të huajve dhe vendasve, ku të huajt dominojnë gjatë sezonit të verës, por vendasit kanë një peshë shumë të konsiderueshme në muajt e dimrit.

Në veçanti, në janar raporti i udhëtarëve të huaj është 57%, ndërsa përqindja e vendasve arrin në 43%. Së fundi, në dhjetor përbërja e udhëtarëve balancohet, me përqindjet e të huajve dhe vendasve përkatësisht 55% dhe 45%, duke treguar një ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e tregut.

airbnb greqia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.