Qeveria greke kerkon nje marreveshje me palen shqiptare per hapjen e kufijve vetem per shqiptaret te cilet jane punetore sezonale.
Ministri grek i Bujqësisë Makis Voridhis eshte shprehur i shqetesuar pasi mbyllja e kufijve me vendin tone per shkak te koronavirusit demton vjeljen e frutave dhe perimeve duke pasur impact edhe ne renien e ekonomise se vendit fqinj.
Ministri grek ka treguar ne nje interviste radiofonikese si do te ndodhe konkretisht marrja e fuqise punetore sezonale nga Shqiperia.
“Shqiptarët do të karantinohen për një kohë, e me pas do t’i nënshtrohen një testi, pasi të rezultojnë negative do të dalin në fusha. Prodhuesit greke e pranojnë këtë zgjidhje. Ne do të shohim në cilën kohë do të pajtohemi me Komitetin e Specialistëve të sëmundjes infektive, por gjithashtu kemi nevojë për një marrëveshje me Shqipërinë për kontrollet efektive të kufijve”, tha ministri grek i bujqësisë.
Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin bujqësisë. Në shumicën dërrmuse forcat e krahut janë nga Shqipëria.
Ne fillim te muajit prill edhe Gjermania deklaroi se do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma: 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.
Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit.
