Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia ul çmimet e ushqimeve, ministri: Kufi në marzhin e fitimit

14:42 / January 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8490
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga fillimi i marsit, çmime më të ulëta do të shfaqen në raftet e supermarketeve në Greqi si rezultat i masave të reja të qeverisë, e pohuar kjo nga ministri grek i Zhvillimit Kostas Skrekas.

Skrekas tha për Skai Radio se këto masa do të votohen këtë javë ose në ato pasuese dhe kompanive do t’u jepen disa ditë në dispozicion për të korrigjuar listat e tyre të çmimeve.

Ministri sqaroi se lëvizja do të jetë mëse transparente, dhe se çmimet do të publikohen siç ishin para dhe siç bëhen pas shkurtimeve. Duke komentuar rritjen e çmimeve tyre, Skrekas sqaroi se ekzekutivi kishte ndërhyrë me marrjen e disa masave në përgjigje të kësaj çështjeje shqetësuese për qytetarët, dhe pret që çmimet të bien. Ai përmendi dhe shtrenjtimin e qumështit formulë për bebet në vend, duke thënë se qeveria dëshiron t’i afrohet mesatares europiane të çmimeve, ndaj synon të vendosë një kufi në marzhin e fitimit.

Kufiri i fitimit prej 7% në formulën e foshnjave do të ndodhë gjithashtu në mars dhe pason një seri nismash të ngjashme gjatë dy viteve të fundit për artikujt bazë.  “Autoritetet janë duke i vazhduar inspektimet për përfitime të padrejta dhe nuk do të ngurrojmë të vendosim gjoba, siç edhe po bëjmë tashmë”, nënvizoi ministri.

Disa prej masave të përmendura prej tij përfshijnë reduktimin e çmimeve për artikujt bazë si frutat dhe perimet, pasta e dhëmbëve, shampot dhe produktet për pastrimin e shtëpisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.