Greta Koçi po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “Lum kush m’ka” që është një ripunim i këngës së vjetër popullore shqiptare.
Por këngëtarja ende nuk na e ka treguar emrin e fatlumit të saj! E ftuar sot në emisionin “Rudina” Greta u shpreh se aktualisht është shumë e lumtur me jetën e saj.
Ajo theksoi se dëshiron ta mbajë private këtë pjesë dhe nëse partneri i saj nuk do të jetë një personazh publik atëherë nuk ka arsye ta bëjë publike.