Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grida Duma këshilla opozitës: Të ndryshojmë reformën territoriale, pastaj atë zgjedhore

13:47 / September 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Duma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se opozita duhet të fillojë të diskutojë fortë për reformën territoriale e më pas për atë zgjedhore.

E ftuar në studion e emisionit të mengjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Duma akuzoi mazhorancën se përmes reformës territoriale I dha mundësi vetes për të fituar qoftë në zgjedhjet lokale ashtu dhe në ato legjislative.

“Opozita për mua duhet të diskutojë fortë reformën territoriale. Duhet nisur që nga reforma territorial. Në 2013 Partia Socialiste kishte vetëm një dokument të përgatitur mirë; ishte reforma territorial. Të pregatitur se do ti jepnin vetes së paku 15-20% mundësi për të fituar. 15-20% në një vend si Shqipëria është gjithëçka. Dhe unë këtë e kam parë në 2015 në bashkitë më të mëdha të vendit ku një kandidati të së djathtës I duhej 175%, po marr mesataren, në raport me një kandidat të së majtës. “

Sa I takon refomrës zgjedhore, Duma theksoi para moderatores Pranvera Borakaj se ajo është pro ndryshimit të sistemit dhe se preferon listat e hapura e jo të mbyllura. Kjo për faktin se sipas,ish-deputetes Duma, do t’I jepte fund fenomenit të shit-blerjes së votës.

“Unë jam për listat e hapura padyshim. Listat e hapura e zgjidhin ndryshe këtë situatë. Unë e di sepse ka pasur arsye për të diskutuar edhe në kohën e PD-së për listat e mbyllura sepse ka qenë fenomeni I shit-blerjes së votës.”

Duma u ndal edhe tek aksioni opozitës. Ajo tha se protestat do të vijojnë dhe se janë një instrument I domosdoshëm sa I takon situatës politike në të cilën ndodhet vendi.

“Kryetari I opoizitës e ka bërë me dije se protestat janë një vijushmëri e pritshme dhe e nevojshme e aksionit të opozitës dhe në një moment në disa intervista me kolegët tuaja unë kam thënë që është një instrument I domosdoshëm. Domethene deri sa kemi marrë një vendim të paprecedentë, të pabërë nanjëherë; nga djegia e mandateve deri tek 30 qershori. Qartësia për tu thënë shqiptarëve që kauza jonë është e vërtetë dhe është e vërtetë dhe kjo na bëri që në 30 qershor të lëmë që të bëhen votime e jo zgjedhje.”

Kurse sa i takon ftesës së mazhorancës për dialog, Duma theksoi se ky vendim I takon strukturave të partisë dhe se do të jenë këto të fundit që duhet të vendosin.

“Sa I takon gjuhës së dialogut për mua duhet të bëhet në forumet e partisë dhe duhet të bëhet thellësisht dhe gjerësisht. Më pas le të themi aty qëndrimet që ka gjithësecili dhe në fakt duhet të kemi të gjithë një pilastër. Që do të thotë suksesin e këtij rrugëtimi.”

grida duma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.