Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se dhunën në protestat e opozitës nuk e ndali dekreti i presidentit Ilir Meta, ndryshe nga sa pretendoi ky i fundit në Komisionin Hetimor.
“Presidenti tha se “persona të caktuar”….të parit që duan që protesta të kishte faqin e bardhë janë organizatorët. Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Njerëz të infiltruar, ky është shqetësimi më i madh nëse do isha organizatore. S’po them që s’janë as të PS-së dhe as të PD-së. Nuk e kam dalluar se jam rrethuar nga studentë dhe të rinj. Ka pasur momente të tilla se kush janë këto persona”, u shpreh Duma.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është e ftuara e parë e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, ajo do të ndalet të flasë mbi deklaratën e presidentit Ilir Meta, se në datën 8 qershor, në protestën e opozitës do të digjej Kuvendi si dhe aksionin e opozitës, si do të vijojë ai në ditët në vijim.
