Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Grida Duma: Ligji i ‘fake news’ rrezikon lajmin

18:05 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Deputetja  demokrate Grida Duma e pranishme në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Parlamenti Europian, diskutoi mbi problematikën e fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Shqipëri. Në konferencë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të Parlamentit Europian, me prezencën e veçantë të Eduard Kukan, David Mc. Callister, Elmar Brook u dakortësua që duhet një strategji e mirëfilltë mbi keqinformimin dhe të ashtuquajturën fake news.

“Besimi tek politika ka rënë dhe për shkak të disinformimit. Ne, në Parlamentin Europian, nuk i quajmë “fake news”, por keqinformim, sepse çdo informacion i gënjeshtërt bëhet me qëllim” -tha Eduard Kukan në hapjen e konferencës.

“Populizmi ekstrem, nacionalizmi i dëmshëm, Brexit apo edhe Referendumi në Maqedoni janë ilustrime të keqinformimit dhe fuqisë së keqe që ka marrë “fake news”. Pjesëmarësit theksuan se lufta kundër keqinformimit në Bashkimin Europian nuk rregullohet me një ligj të posaçëm, por vetēm mekanizma rregullatorë dhe nëpërmjet gjykatave.

“Të bësh ligj për lajmin e rremë rrezikon dhe lajmin e vërtetë në vendet me demokraci jo funksionale”, ishte mendimi që mbizotëroi gjatë konferencës, ku zonja Duma njohu pjesëmarrësit me rastin shqiptar, për mbylljen e mediave sociale me ligjin e propozuar nga qeveria për “fake news”.

Ekspertët europianë ranë dakord se agjencia shtetërore AMA s’mund të jetë kurrsesi një gjykues për lajmet, kur në to përfshihen edhe lajme qeveritare, pra është një konflikt i pastër interesi. Ekspertët europianë shfaqën dyshime të forta për këtë projekt ligj dhe kërkuan që të ndiqnin rastin shqiptar nga afër./BW/

grida duma ligji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.