Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Grida Duma, Nora e Kelmendit”- Berisha sqaron deklaratën: Do mbahet mend për përgjigjen që i dha Ramës! Sa i takon bukurisë, le t’ia lëmë piktorëve! Pas 100 vjetësh…

21:39 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha grida sb gd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi Grida Dumën, si Nora e Kelmendit një fisnike shqiptare e shekullit të 17. Berisha sot sqaroi deklaratën duke thënë se Duma tregoi guxim pasi i dha një përgjigje epike Ramës dhe për këtë ajo do të mbahet mend dhe do të kujtohet pas 100 vjetesh.

Berisha u shpreh se Duma bëri një akt të jashtëzakonshëm, ndërsa sa i takon cila ishte më e bukur, Nora apo Grida këtë – Berisha tha se ketë “t’ua lëmë piktorëve, artistëve ti përshkruajnë”.

“Unë do përgjigjem me të vetmen kërkesë ndaj jush, që ta gjykojmë këtë fjalë timen pas 100 vitesh. Ata që do lexojnë, cfarë do gjejnë pas 100 vitesh? Do gjejnë një grua, e cila i vuri kësulën që meriton pashait, më të merituarën dhe do shohin se ky pasha përdori një gjuhë që nuk mund ta përdorte kurrë në atë Kuvend. Përveç kësaj ky pasha, dy vjet më parë në fushatë i lejoi vetes një akt rrugaçërie ndaj saj.

Grida Duma u ngrit në zenitin e guximit, mençurisht shfrytëzoi momentin e deklaratës së tij dhe i dha përgjigjen më epike. Nëse nuk e dimë se çfarë ndodhi me Vuc Pashain nga thika e Norës, shqiptarët do ta dinë se cfarë ndodhi me gojën e Edi Ramës nga përgjigja e Grida Dumës.

Shqiptarët do të mbajnë mend përgjigjen epike. Tani nuk po merrem me lukun e Norës dhe lukun e Gridës, por u mora me guximin e tyre. Nora ishte guximi në atë qëndresë, por edhe Grida simbol i një guximi. Ajo bëri një akt të jashtëzakonshëm dhe unë e kam thëne për guximin  që tregoi. Sa i takon cila ishte më e bukur, Nora apo Grida këtë t’ua lëmë piktorëve, artistëve ti përshkruajnë”, tha Berisha.

grida duma nora Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.