Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grida Duma tregon përjetimet e adoleshencës: Nuk isha ajo në bankën e fundit…

18:59 / September 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grida Duma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momente nga adoleshenca  e saj dhe jo vetëm.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, në “Top-channel”, Duma ka rrëfyer se në gjimnaz nuk ka qenë ajo goca trendi që ulej në bankën e fundit të klasës, por as ajo në bankë të parë, që ngrinte gjithmonë dorë.

“Duke qenë se vija nga një shkollë tjetër dhe jo nga një shkollë e përgjithshme dhe duke qenë se Durrësi ishte një qytet i vogël ku njerëzit njiheshin me njëri tjetrin dhe dihej kush studionte arte e nuk është se u mirëprita në gjimnazin e përgjithshëm sepse aty dihej që nxënësit ishin shumë serioz.

Nuk isha ajo në bankën e fundit që ishte shumë trendi, por në vitin e parë të gjimnazit u përpoqa shumë ti përshtatesha ambientit dhe të shikoja si ishte atmosfera kush ishin më të rëndësishmit etj etj. Këtë kam bërë vitin e parë kisha vështirësi shumë me Matematikën me Fizikën, sepse ne harxhonim kohë për të studiuar violinë 4 orë dhe nuk ishte prioritet Matematika.

Kam bërë edhe unë ato kurset jashtë shkolle dhe derisa mbaroi gjimnazi e kapa ritmin. Mund të them se në universitet isha në atë 3-shen më të mirë dhe s’po ndahem nga të tjerët. Në gjimnaz të ngrija dorën e kam tmerr edhe sot kur e bëj, nuk ka nevojë të ngresh dorën, një mënyrë të ngriture dorën po, por jo ai pioneri ajo nuk tregon personalitet dhe individualitet. Këta marrin sadisfaksionit e të qenurit mirë me zyshën, nuk marrin këtë të shokëve por të zyshave, por duhet të zgjedhësh në jetë kaq është e gjitha”- ka rrëfyer Grida Duma.

E pyetur sa përsa i përket lënies së orëve në gjimnaz dhe vendet që frekuentonte, Duma tha:  “Ka qenë një kafe e vockël ishte disi më e bukur se ishte me xhama dhe xhamat reflektonin murin e vjetër dhe dukej sikur ti ishe në një kafe nuk e di se ku në një vend me më shumë infrastruktur se Shqipëria në atë kohë. Dhe unë shkoja aty një herë ose dy herë në javë e kur porositej ajo kapuçino me bustinë dukej sikur kishe një tjetër lloj standarti, s’ishte thjesht kafe, s’ishte thjesht gjimnaziste”.

Grida 2

adoleshencës grida duma Perjetimet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.