Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Grindjet për pikët në Këngën Magjike, Anxhela Peristeri: Është inati i pafytyrësisë

20:01 / November 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anxhela Peristeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anxhela Peristeri konkurron këtë vit në Këngën Magjike me “Dikush i Imi”.

Vetëm dy vite më parë ajo u shpall fituese e vendit të parë.

E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, këngëtarja komentoi grindjet mes artistëve për mënyrën e votimit në festival.

Anxhela tha se formula e votimit krijon hatër mbetje. Por u shpreh se nuk i vjen inat që merr zero pikë, por me këngëtarët që vlerësojnë punën duke i thënë se do fitojë por më pas nuk i japin asnjë pikë.

Ndërkohë shtoi se formula e re e votimit ku do jetë pjesë edhe juria e publiku është një lloj ndryshimi pasi barra nuk do i bjerë vetëm artistëve.

Anxhela Peristeri:“Është viti i 6-të që marr pjesë në Këngën Magjike. Është e vërtetë që kjo lloj formule votimi krijon hatër mbetje, jo më shumë për faktin pse më dhe mua zero e pse të dhashë unë 2. Por ka disa njerëz që të thonë e ke këngën shumë të bukur, bravo do fitosh pastaj sheh që të ka dhënë zero. 

Të vjen më shumë inati i pafytyrësisë. Megjithatë unë për veten time nuk jam mërzitur ndonjëherë nga zerot që kam marrë sepse edhe unë kur kam fituar çmimin e parë kam marrë dy zero, që ishte një këngë që dukej se nuk mund të jepje 0 pikë. 

Kurse këtë herë ka ndryshuar pak formati, do votojë juria edhe publiku. Kështu që do ketë një lloj ndryshimi në votim. Nuk do i bjerë barra vetëm artistëve. Por edhe ashtu siç ka qenë më përpara është demonstruar që këngët më të bukura kanë dalë në finale.”

Anxhela Peristeri magjike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.