Regjisori Eduart Grishaj, thotë se të kesh moderatoren Arbana Osmani në film si aktore është shumë e vështirë, sepse bën shumë dubla.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, Grishaj i cili është dhe bashkëshorti i moderatores me të cilën ka dy fëmijë, thotë edhe se ajo është kritikja më e madhe e tij.
“Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbanës çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar. Ndërkohë që xhiroja filmin, kemi bërë dhe fëmijë. Është më e vështirë të bësh regjisorin sesa babanë”.