Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gruaja akuzohet për konspiracion në vrasjen e bashkëshortit trafikant droge

21:29 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkeshortet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një bashkëshorte është akuzuar për bashkëpunim në vrasje pasi burri i saj “baron kokaine” është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre luksoze në Britani. 38 vjeçarja Colleen Campbell, nga Manchester në veri të Britanisë është akuzuar për vrasje pasi bashkëshorti i saj Thomas Campbell, 38 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre më 3 korrik.

Ajo është dërguar në paraburgim dhe sot u paraqit për herë të parë në gjykatë, shkruan e përditshmja Daily Mail. 37 vjeçari Stephen Raymond Cleworth, është akuzuar si bashkëpunëtori i saj në vrasjen e kryer mes 2 dhe 3 korrikut. Babai i dy fëmijëve jetonte një jetë luksoze me dhjetra mijëra paundë të fituara në javë nga rrjeti i tij i shpërndarjes së kokainës.

Campbell ishte burgosur për dy vjet në 2019 për fshehje të pasurisë kriminale, teksa bashkëshortja Colleen e cila punonte ‘part time’ në supermarket, shkonte rregullisht për pushime në Cancun të Meksikës, Sharm El Sheikh në Egjipt, në plazhet e Spanjës e Bulgarisë.

Kur Campbell po hetohej për financat e tij, policia zbuloi se ai dhe gruaja kishin bërë pushime 10-ditore në Meksikë me fëmijët e tyre, duke qëndruar në hotelin me pesë yje Hard Rock në Cancun. Mes viteve 2012 e 2016 Campbell kishte paguar paradhëniet e makinave BMW, Audi e Mercedes.

Campbell besohet se përdorte familjarët e tij në rrjetin e shpërndarjes, teksa vëllai Lee Campbell e kushëriri Stephen Campbell janë dënuar për zotërim e shpërndarje kokaine, ndërsa vëllai i zonjës Campbell, Brian Bowden gjithashtu ka pranuar akuzat e shpërndarjes së kokainës. Hetimet vazhdojnë.

collen campbell konspiracion trafikant droge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

11:18 / November 1, 2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.