Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gruaja britanike thyen rekordin për personin më të vjetër në botë

22:14 / May 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua 115-vjeçare britanike është bërë personi më i vjetër në botë , pasi mbajtësja e mëparshme e rekordit vdiq në prill.

Sipas gazetës Independent, kjo është Ethel Caterham, e cila ishte gjallë edhe kur u fundos Titaniku dhe ka mbijetuar të dy luftërat botërore.

E lindur në vitin 1909, ajo është tani gruaja më e vjetër britanike e të gjitha kohërave dhe mban Rekordin Botëror Guinness – pasi paraardhësja e saj, murgesha braziliane Ina Canabarra Lucas, vdiq në moshën 116 vjeçare më 30 prill.

Ethel Caterham lindi në Hampshire dhe ishte e dyta më e vogël në një familje me 8 fëmijë.

Në moshën 18-vjeçare, ajo udhëtoi për në Indi dhe punoi si dado për një familje ushtarakësh, përpara se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1931, ku takoi bashkëshortin e saj, Norman Caterham. Ata u martuan në Katedralen e Salisbury-t në vitin 1933 dhe jetuan në Hong Kong dhe Gjibraltar, pasi burri i saj ishte ushtarak. Çifti kishte dy vajza dhe familja u kthye për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar para se Norman të vdiste në vitin 1976. Në atë kohë, çifti ishte martuar prej 40 vitesh.

Gjatë 50 viteve të fundit, Ethel ka jetuar në Surrey dhe ka tre mbesa dhe pesë stërnipër e stërmbesa.

Gjatë një interviste që dha në vitin 2022, ajo deklaroi: “Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë, të jesh në gjendje të lësh kujtime për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tua. Pronat nuk kanë rëndësi në fund të fundit – e tëra çfarë të duhet është dikush që të kujdeset për ty.”

Ajo aktualisht banon në Shtëpinë e Kujdesit Lakeview, të cilën më parë e përshkroi për BBC-në si “të mrekullueshme”, dhe institucioni e ka nderuar duke i vënë emrin e saj njërit prej qendrave të tij.

E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Ethel tha: “Unë kurrë nuk debatoj me askënd, dëgjoj dhe bëj atë që më pëlqen.”

image
image 1

bote britanike gruaja personin rekodrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.