Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gruaja e Alexei Navalny: Ai u helmua në burg

22:07 / September 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yulia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, tha se ai u helmua gjatë kohës që vuante dënimin në një burg në Arktik në vitin 2024.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Yulia Navalnaya tha se analizat e kampionëve biologjikë të kryera nga laboratorë në dy shtete, tregojnë se i shoqi “është vrarë”. Ajo nuk dha detaje për helmin e përdorur, kampionët apo analizat, por u bëri thirrje laboratorëve që të publikojnë përgjigjet.

Navalny, një aktivist anti-korrupsion dhe lideri më i zëshëm i opozitës ruse, ndërroi jetë papritur në burg më 16 shkurt 2024 në moshën 47-vjeçare.

Në 2020, ai u helmua me Novichok, iu nënshtrua trajtimit në Gjermani dhe u arrestua në aeroport sapo mbërriti në Rusi. Në momentin e vdekjes, kishte tre vite në burg dhe së fundmi ishte transferuar në një koloni penale në Rrethin Arktik.

Mbështetësit dhe kolegët e Navalny në Fondacionin e Anti-Korrupsionit (FBK), kanë thënë gjithnjë se qeveria ruse është përfshirë në vdekjen e tij.

Navalnaya tha se pas vdekjes së të shoqit, ekipi i tij mundi “të merrte dhe transferonte në mënyrë të sigurt” jashtë shtetit kampionët biologjikë në dy vende të ndryshme që arritën në përfundimin se ai ishte helmuar.

Ajo nuk e zbuloi vendndodhjen e laboratorëve, por nënkupto se ata nuk po i bëjnë publike rezultatet për shkak të “konsiderimeve politike”. “Ata nuk duan një të vërtetë të pavolitshme që të dalë në kohën e gabuar”, tha ajo.

Navalnaya tha se është penguar në përpjekjet e saj për të hetuar më tej vdekjen e burrit të saj. “Ti je gruaja, sigurisht, por nuk ka çështje kriminale dhe nuk ka baza ligjore që të të dorëzohen dokumentet. Por unë kam baza. Jo ligjore, por morale.”

Më tej shtoi se Navalny kishte qenë bashkëshorti, shoku dhe njeriu i saj më i afër, “një simbol shprese për një të ardhme më të mirë për vendin tonë.”

“Unë nuk do të hesht. Unë konfirmoj se Vladimir Putin është fajtor për vrasjen e tim shoqi, Alexei Navalny…U kërkoj laboratorëve që kryen studimet që të publikojnë rezultatet.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk dinte asgjë për deklaratat e saj.

Në video, Navalnaya përshkruan edhe ditët e fundit të të shoqit që sipas saj, janë dëshmi nga punonjësit e burgut.

Ditën që Navalny vdiq, e kishin nxjerrë për shëtitje, por ndihej keq. Kur u kthye në qeli, “u shtri në tokë, mblodhi gjunjët dhe nisi të rënkonte nga dhimbja…më pas nisi të villte”.

“Alexei kishte kriza…gardianët e burgut e panë agoninë e tij përmes hekurave të dritares së qelisë”, tha ajo.

Ambulanca u thirr pas 40 minutash dhe Alexei ndërroi jetë pak më vonë. Nënës së tij, Lyudmilla, iu tha se i biri kishte kaluar “sindromën e vdekjes së papritur”. Më pas, hetuesit thanë se vdekja ishte shkak i një problemi shëndetësor dhe aritmisë.

Bashkëpunëtorët e Alexei kanë postuar imazhe në rrjetet sociale ku tregojnë qelinë ditën e vdekjes së tij dhe oborrin e vogël ku lejohej të dilte.

alexei navalny Burg gruaja helmim Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.