Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit amerikan Ron Ely, mjaft i njohur për rolin e tij si Tarzani në filmin e viteve ’60.
Gruaja e tij Valerie Lundeen Ely, 62 vjeçe u vra me thikë nga djali i tyre 30-vjeçar.
Sipas medias së huaj ka qenë një telefonatë në numrin e urgjencave që ka lajmëruar ambulancën, por kur kanë mbërritur në vendngjarje gruaja ishte e pajetë.
Ndërkohë mësohet se ai që kishte kërkuar ndihmë ishte djali i saj 30-vjeçar Cameron. I riu ishte agresiv në momentin që shkuan efektivët, të cilët hapën zjarr duke e vrarë.