Mosmarrëveshjet në çift kanë degjeneruar në përdorimin e dhunës dhe sipas raportit të policisë së Kosovës, gruaja ka goditur me enë kuzhine të shoqin, duke e bërë për spital.
Burimet zyrtare thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës të së enjtes në Fushë-Kosovë. Siç thuhet në raport, viktima kishte pranuar trajtim mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.