25-vjeçarja Rumeysa Gelgi, është vajza më e gjatë në botë, prej një gjatësie 2 metra e 15 centimetra. Dëshira e saj e madhe është që të takojë Sultan Kosen, i cili është burri më i gjatë në botë dhe jeton në Turqi, shtet ku është edhe Rumeysa.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, 25-vjeçarja theksoi se çdo kush do të donte ta takonte Kosen pasi është një person i veçantë.
“Me Sulltan Kosen, burrin më të gjatë në botë nuk jemi takuar deri tani dhe mezi po pres që ta takojë. Edhe ai ka një titull të veçantë, është një njeri i veçantë dhe si i tillë kushdo do të donte ta takonte”.
