“Unë kam koronavirus “. Kjo është ajo që një 59-vjeçare tha për të shmangur raportin, pasi u ndalua nga policia e Xhenovas. Gruaja kishte kaluar semaforin me të kuqe në Corso Quadrio.
Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, ku drejtuesja e mjetit ishte pa licensë. Kur agjentët e ndaluan atë, gruaja në fillim tregoi një dokument drejtimi të skaduar dhe tha që ajo kishte një licencë të vlefshme drejtimi në shtëpi. Përpara policisë që e shoqëroi në shtëpinë e saj, ajo më pas filloi të dukej sikur kishte dhimbje, ethe dhe dhimbje koke, duke deklaruar se vuante nga Coronavirus.
Policët veshën maskën gjatë procedurës, ndërsa gruaja u vizitua nga punonjësit e shëndetit dhe rezultoi se nuk ishte e prekur nga koronavirusi. Pas kësaj filloi procedura për shpifje ndaj gruas.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa të prekur rreth 4 mijë njerëz. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Serbia konfirmoi dje rastin e parë. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.