Lajme të mira vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë. Gruaja shtatzënë nga Fieri, e prekur nga COVID 19 ka rezultuar negative, në dy teste duke fituar kështu betejën me koronavirusin.
Mësohet se qytetarja, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, u prek nga COVID 19, pasi vizitoi prindërit e saj në Tiranë, të prekur nga ky virus.
Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier, por fatmirësisht për stafin mjekësor të Infektivit ajo sot gëzon shëndet të plotë.