Një vetëvrasje është tentuar që të fshihet për sytë e Policisë. Shahe Lika është vetëvarur në zonën e Frutikulturës në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga burrin e saj, Shefqet Likën. Sipas policisë së Tiranës, më 4 shtator, në zonën e Frutikulturës, në banesë dyshohet se është vetëvarur Shahe Lika, 55 vjeçe.
Pas ngjarjes, policia, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më 5 shtator, nga familjarët e 55-vjeçares, ku kanë vijuar hetimet e thelluara, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më 4 shtator, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur Shahe Lika, ndërsa bashkëshorti i saj, Shefqet Lika, nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici. 56-vjeçari në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se gruaja e tij ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e Shefqet Likës, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-informon Policia.
