Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gruevski tregon se si kaloi përmes Shqipërisë dhe shkoi në Hungari

12:15 / February 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gr 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes, duke përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin.

“Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në Ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosën ata pas konsultimeve, për shkak se gjatë kohë kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari”, u shpreh ish-kryeminsitri Maqedonise së Veriut.

Gruevski në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka përdorur gjatë daljes nga Maqedonia, apo nëse ka patur ndihmë gjatë arratisjes.

“Për këtë nuk mund t`ju jap përgjigje. Do t’ia lë autoriteteve të punojnë në këtë drejtim, për shkak se paralajmërojnë se do të zbulojnë gjithçka. Pasi arrita në Shqipëri, lëvizja ime e mëtutjeshme ka qenë me letërnjoftim”, shtoi Gruevski.

Për opinionin në Maqedoni, nuk është ndonjë befasi që TV SITEL të jetë media e parë që realizon një intervistë me ish-Kryeministrin e arratisur.

Bisedat e përgjuara zbuluan se ky medium ishte plotësisht në shërbim të Gruevskit, ku Prokuroria Speciale Publike tashmë ka ngritur akuza për redaktorët dhe kryeredaktorin për shkak të “fshehjes së tatimeve”.

Në opinionin në Maqedoni gjithashtu përmendet intervista e ish-kryeministrit Gruevski, pikërisht në këtë media më 26 Shkurt të vitit 2017, gjatë kohës së krizës për formimin e shumicës parlamentare, kur ai ftoi popullin të dalë në rrugë, gjë që siç dihet kulmoi me ngjarjet e dhunshme të 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

gruevski hungari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.