Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grupi i Alibeajt në Vaun e Dejës zgjedh kandidatin e Berishës për të garuar në zgjedhjet e 14 majit

09:25 / March 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zef hila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dega e Partisë Demokratike zyrtare në Vaun e Dejës ka zgjedhur kandidatin e dalë nga procesi i Primareve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Bëhet fjalë për Zef Hilën, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook që kjo degë ka bërë. Në postim sqarohet se propozimi për Zef Hilën do t’u përcillet me shkrim Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit.

Ky është kandidati i parë i zgjedhur nga grupimi Alibeajt, i cili bëri thirrje që PD-ja të garojë me kandidatë të përbashkët në lokalet e 14 majit.

Sakaq duhet të theksojmë se nuk është arritur ende një marrëveshje mes dy grupimeve brenda PD-së për të garuar me kandidatë të përbashkët.

Postimi:

Pas informimit nga kryetari i degës z. Gentian Ndoj mbi diskutimet e zhvilluara nga Kolegji i Kryetarëve në datën 6 Mars 2023, dhe në vijim të diskutimeve të zhvilluara, Kryesia e Degës së PD Vau Dejës mbështet plotësisht thirrjen e organeve drejtuese për të dalë me një kandidat unik në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Duke pasur në konsideratë deklaratën e kryetarit në detyrë z. Enkelejd Alibeaj që në këtë proçes do të merren në konsideratë si kandidaturat e dala nga proçesi i primareve të organizuara në vitin 2021, ashtu edhe proçesi i primareve të organizuara në vitin 2022 nga Komisioni i Rithemelimit, konstatojmë se deputeti i zonës z. Zef Hila, është kandidatura e vetme që ka marrë mbështetjen me votë në të dy këto proçese.

Prandaj, në emër të PD Vau Dejës shprehim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur z. Hila si kandidat unik të të gjithë demokratëve të Vau Dejësit për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Për shkak të kontributit dhe mbështetjes së tij në zonë, jemi të bindur se z. Hila është një kandidaturë fituese.

Këtë propozim, Kryesia e PD Vau Dejës do t’ia përcjell me shkrim z. Enkelejd Alibeaj, znj. Jorida Tabaku dhe z. Gazment Bardhi, si përfaqësues të organeve drejtuese të PD-së. Mbetemi të bindur që vullneti i strukturave drejtuese të PD Vau Dejës do të respektohet, në funksion të fitores së bashkisë dhe bashkimit të demokratëve.

Vaun e Dejës Zef Hila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.