Zëdhënësi i PD-së zyrtare, Edvin Kulluri ka reaguar për ndryshimet në Statutin e Rithemelimit, ku grupi i Gazment Bardhi u bë pjesë zyrtarisht e strukturave. Edvin Kulluri shkruan se bashkimi i opozitës në një formacion politik është gjëja më normale, por shton se duhet të jetë një modalitet legjitim.
Kulluri ka kujtuar akuzat e ndërsjellta Berisha-Bardhi-Noka, ndërsa thotë se dalja ne zgjedhjet e 2025 e opozitës në kushtet që janë, nuk çon drejt fitores as me matematikë e as me moral politik.
”Berishës i duhet “të lëshoje ca gazra” ndaj ndërkombëtareve për të treguar medemek force numrash. Ndërsa gazrave u duhet një Doktor për te qene ne parlamentin e ardhshëm. E ndërkohë mbështetësve qe i kane mbetur Rithemelimit u shiten p…. me rigon për 2025”.