Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Grupi parlamentar i Miqësisë, Shqipëri-Angli vizitë në Londër

21:05 / February 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi parlamentar i Miqësisë, Shqipëri-Britani e Madhe po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Londër, me ftesë të kryetarit të Grupit të Miqësisë, Fabian Hamilton.

Delegacioni kryesohet nga kryetari i grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-BM, Lavdrim Krashi, me pjesëmarrjen e anëtarëve: Pandeli Majko, Jorida Tabaku, Pranvera Resulaj dhe Bledion Nallbati.

Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave veçanërisht sa i përket teknikave të tilla si PSL dhe corruption proofing (korrigjimin e korrupsionit).

Vizita u hap me takimin shumë miqësor me zëvendëskryetaren e parlamentit britanik, Nusrat Ghani. Duke e falënderuar zëvendëskryetaren Ghani për mundësinë e këtij takimi, Krashi u ndal në shkëmbimet shumë intensive dhe të frytshme në nivele të ndryshme që Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti britanik kanë pasur vitet e fundit.

Veçanërisht i rëndësishëm u vlerësua edhe bashkëpunimi dhe mbështetja e WFD (Westminster Foundation for Democracy) sa i përket kontrollit postlegjislativ dhe parandalimit të korrupsionit.

Komuniteti shqiptar në BM u konsiderua si një urë lidhëse e fortë mes dy vendeve. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e energjetikës, turizmit, mbrojtjes etj.

Në kuadër të kësaj vizite u zhvilluan takime edhe me parlamentarë të tjerë anëtarë të Grupit të Miqësisë me Shqipërinë, si edhe me kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Drejtësisë, Andy Slaughter.

Në ditën e dytë të programit janë parashikuar takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, takim me kryetarin dhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Standardet si dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme.

Deputetet Londer vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.