Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përplasur sot fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa pamjet e sherrit mes tyre janë bërë virale.
Ish-kryeministri Igor Matoviq u përpoq të prishte sot fushatën e partisë opozitare Smer-SD, por u përball me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak.
🇸🇰 In Bratislava, ex-Prime Minister of Slovakia Igor Matovic and former head of the Ministry of Internal Affairs Robert Kaliniak fought.
— Winnie Pooh (@WinniePooh14466) September 13, 2023
The incident between the politicians was filmed and posted online by the news portal pravda. sk. pic.twitter.com/5fW6BZX1GX
Sipas mediave të huaja, Matoviq shkoi me makinën e tij në vendin ku po zhvillohej një konferencë për shtyp e socialdemokratëve, të cilët sipas sondazheve ishin në avantazh.
Nëpërmjet altoparlantit, Matoviq ofendoi politikanët e opozitës dhe i fajësoi ata për ardhjen e shumë emigrantëve kur miratuan legjislacionin në këtë fushë në vitin 2018.