Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grushtet te “Petro Nini”/ Flet i dënuari: I thashë me shaka ‘hë mo vari…’, por ai…

08:54 / April 29, 20173 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
petronini
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Plagosja me thikë e një 16-vjeçari nga ana e shokut të tij bashkëmoshatar, para portës së gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë, tronditi opinionin publik më 20 shtator 2016.

Dy të rinjtë, nxënës të kësaj shkolle, u përfshinë në një konflikt me fjalë, që u pasua me një sulm me armë të ftohtë drejt minorenit K.S, shkruan “Panorama”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e autorit të kësaj ngjarjeje, Marsel S. Ai u deklarua fajtor për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe u dënua me 3 vjet heqje lirie.

Nga gjykimi i shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës dhe i duhet të vuajë përfundimisht 2 vjet heqje lirie. Sipas vendimit të shpallur nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, i pandehuri Marsel S. ka vepruar me dashje të drejtpërdrejtë.

Ai, shprehej Gjykata, ka parashikuar karakterin shoqërisht të rrezikshëm të veprimeve të tij dhe ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme e të vullnetshme, duke qëlluar me thikë shtetasin K.S., duke i shkaktuar dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre.

I pandehuri ka treguar se e kishte sharë me shaka të dëmtuarin, që, sipas tij, e ka qëlluar me grusht. Në këtë moment, ai pranon se e kishte qëlluar me thikë në gjaknxehtësi e sipër për shkak të reagimit të tij.

“Unë kam shkuar në shkollë si zakonisht. Në orën 08:00 kam filluar mësim, ku kam bërë tre orë të para, ndërsa orën e katërt nuk kam bërë mësim. Jam futur në orën e pestë, ku kam pasur Histori. Pasi mbarova këtë orën, kam dalë jashtë. Rreth orës 12:30 kam qëndruar jashtë rrethimit të shkollës, në trotuar, ku ishin dhe tre persona, ku njëri ishte shoku im i klasës. Më pas u takova bashkë me dy persona të tjerë”, ka deklaruar Marsel S., duke shtuar se në këtë moment aty ishte afruar dhe i dëmtuari K.S.

“Unë e kam përshëndetur me shaka, me fjalët ‘he mo vari k…’. Ai më ka kthyer përgjigje ku mua m’u duk po me shaka ‘he mo bythë q…’. Unë kam vazhduar me fjalët, duke bërë shaka, por K.S. më ka qëlluar me grusht. Unë në këtë moment kam pasur një thikë me vete dhe e kam nxjerrë në gjaknxehtësi e sipër dhe e kam qëlluar një herë në pjesën e kofshës. Kur e pashë që atij i doli gjak, jam frikësuar dhe ia kam futur vrapit drejt banesës”, ka dëshmuar i pandehuri. Gjatë gjykimit, i pandehuri ka kërkuar falje dhe ka shprehur pendesë për veprën e kryer. /TiranaNews/

petro nini sherr Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berisha kthehet nga Brukseli, flet në protestë: Zgjedhjet u plaçkitën. Rama i priti liderët europianë si hajdut votash

19:02 / May 16, 2025

VIDEO/ Rikthehet Gjesti, tregon pak nga kënga e re: Na jena nda, po me zemër të du hala

18:34 / May 16, 2025

Duhet të dorëhiqet Berisha? Këshilla nga Topalli: Të mos marri vendime të nxituara në kohë mërzie

18:25 / May 16, 2025

”Media vari k*rin”, Flamur Noka sulmon sërish gazetarët: Pronarët ju detyruan të votoni PS-në

17:39 / May 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.