Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Guardian: Si Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private

22:30 / September 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
johnson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një dosje e madhe e zbuluar në mënyrë ekskluzive nga The Guardian, e njohur si “Boris Files”, sjell në dritë shkelje të etikës dhe mundësi lobimi nga ish-kryeministri britanik.

Dokumentet, që përfshijnë mbi 1,800 dosje si email-e, kontrata, fatura dhe leksione, tregojnë sesi Johnson shfrytëzoi ambientin e një zyre privatëshubvencionuar publike dhe kontaktet e fituara gjatë mandatit për të siguruar fitime financiare të majme.

Johnson ka tentuar të lobojë te një zyrtar i lartë saudit, me të cilin kishte pasur kontakt gjatë kohës si kryeministër, për një firmë konsulence të quajtur Better Earth, e cila synonte bashkëpunim në çështjet e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, shkruan Guardian.

Ai ka përfituar më shumë se £200,000, sipas dokumenteve, nga një fond investimi (hedge fund) pas një takimi me presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, ndërsa vetë mohoi se kishte qenë i paguar.

Gjithashtu është evidentuar se, gjatë kohës si kryeministër, ka zhvilluar një takim sekret me Peter Thiel, bashkëthemelues të kompanisë Palantir disa muaj përpara se kjo kompani të përfitonte kontrata të mëdha për trajtimin e të dhënave të shëndetësisë.

Dosjet ndezin debate mbi një ndërlidhje problematike mes zyrës së subvencionuar me fonde publike dhe aktivitetit privat të ish-kryeministrit. Johnson ka përfituar rreth £182,000 nga skema e njohur si Public Duty Costs Allowance (PDCA) një mbështetje financiare për ish-liderët e caktuar që mund të mbajnë zyrat e tyre pas largimit nga posti publik.

Ai ka marrë rreth £5.1 milionë paund për 34 fjalime publike me pagesa të larta, së bashku me shpenzime për udhëtime me klasë të parë dhe qëndrime luksoze.

Fakti se PDCA është nxjerrë për administrimin e zyrës së tij private ngre dyshime mbi ndarjen e qartë midis funksioneve publike dhe fitimeve komerciale.

Në thelb, këto dokumente të rrjedhura zbulojnë një model të dyshimtë të transformimit të influencës publike në përfitim privat duke kërkuar sqarime të menjëhershme mbi ndershmërinë në veprimtarinë pas-mandatit të Boris Johnson.

Boris Johnson etika guardian kontrata Kryeminister
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.