Pep Guardiola dhe Lionel Mesi nuk arritën që të bashkoheshin në këtë verë te Mançester Siti, por mund të kishin bashkëpunuar në radhët e përfaqësueses së Argjentinës. Drejtuesit e Federatës në Amerikën e Jugut, janë munduar disa here të kontaktojnë me trajnerin spoanjoll dhe i kanë ofruar atij drejtimin e përfaqësueses.
or Guardiola ka refuzuar ofertat që i kanë ardhur nga kjo kombëtare dhe tashmë konfirmimi vjen edhe nga presidenti i Federatës, Klaudio Tapia.
“Kemi kontaktuar vëllain e tij për të kuptuar situatën. Ishim gati që të përballonim një sforcim financiar, siç kemi bërë edhe më pare me Sampaolin. Na u përgjigj që Pep nuk do të thyente kontratën që kishte në fuqi”, deklaroi Tapia, duke zbuluar kështu se trajneri kishte refuzuar mundësinë për të stërvitur Mesin në kombëtare, pasi nuk dëshironte të thyente marrëveshjen që kishte me Mançester Sitin.