Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

10:40 / May 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3083
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur këtë të mërkurë, 13 maj, se sektori bankar në vend ka shënuar progres në kreditimin e bizneseve.

Sipas të dhënave, kreditimi për sektorin privat ka arritur në 907 miliardë lekë në mars 2026, nga 575 miliardë lekë pesë vite më parë. Kjo tregon se bankat kanë shtuar ndjeshëm financimin për bizneset dhe familjet. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit kredia është rritur mesatarisht me rreth 15% në vit.

Sejko theksoi se sistemi bankar është bërë më i besueshëm dhe ofron jo vetëm ruajtje të sigurt të kursimeve, por edhe shërbime moderne pagese dhe më shumë mundësi kreditimi.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 907 miliardë lekëve në fund të muajit mars 2026, nga 575 miliardë lekë të regjistruar vetëm 5 vite më parë. Po ashtu, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje mesatare vjetore rreth 15% gjatë dy viteve të fundit, ose afërsisht 107 miliardë lekë në vit. Ndërkohë që kredia e re e dhënë gjatë vitit 2025 ishte rreth 423 miliardë lekë. Aktualisht, kredia bankare përbën një ndër flukset më të mëdha monetare në ekonomi dhe është me diferencë instrumenti kryesor i financimit të bizneseve dhe familjeve shqiptare.

Sikundër e kemi thënë edhe më parë, këto zhvillime flasin për një përmirësim sasior dhe cilësor të ofertës së kredisë në vendin tonë. Për rrjedhojë, sistemi bankar është shndërruar në një partner gjithnjë e më të besueshëm të sektorit privat. Sektori bankar ofron jo vetëm instrumente të sigurta për ruajtjen e kursimeve të familjeve, por edhe instrumente moderne pagese dhe një ofertë gjithnjë e më të diversifikuar kredie. Ky progres pasqyron rezultatin e punës së Bank of Albania dhe ruajtjes së stabilitetit monetar dhe financiar të vendit“, tha ai.

Sakaq, vihet re se jo të gjitha bizneset përfitojnë njësoj nga kreditimi. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, edhe pse janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe punësimin, kanë ende vështirësi për të marrë kredi. Për këtë arsye, kërkohet që financimi për këto biznese të jetë prioritet kombëtar.

Kredia për këto ndërmarrje do të ndihmonte në rritjen e prodhimit në vend, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Megjithatë, ecuria pozitive e kreditimit gjatë kësaj periudhe përmban në vetvete një ritëm të diferencuar rritjeje ndërmjet bizneseve të kategorizuara sipas madhësisë dhe sektorit ku ato operojnë. Në veçanti, segmenti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar pjesën dërrmuese të vlerës së shtuar dhe duke ofruar punësim për pjesën më të madhe të shoqërisë, ka një akses relativisht të ulët në kredi. Për këto arsye, rritja e kredisë në këto segmente duhet konsideruar si një prioritet i rëndësishëm kombëtar. Një akses më i lartë në kredi do t’i hapte rrugë zgjerimit më të shpejtë të potencialeve prodhuese të vendit, rritjes së produktivitetit total të ekonomisë dhe përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë“, tha ai.

bizneset Gent Sejko Guvernatori kreditimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.