Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Guvernatori Sejko: Shqipëria me norma të larta të rritjes ekonomike, kurse inflacioni është në rënie

10:52 / January 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent sejko
????????????????????????????????????
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare ka një ecuri pozitive dhe ka shënuar norma të larta të rritjes ekonomike. Në fjalën e tij për prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, Sejko vlerësoi se inflacioni ka ardhur në rënie.

“Si fillim, më lejoni të theksoj se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë përballë goditjeve të njëpasnjëshme të katër viteve të fundit. Fondamentet e shëndosha të ekonomisë shqiptare, fleksibiliteti i sektorit tonë privat, si dhe politikat e kujdesshme makroekonomike që kemi ndjekur, kanë mundësuar një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe një stabilitet të përgjithshëm ekonomik e financiar.

Në veçanti, inflacioni ka ardhur në rënie, tregjet financiare paraqiten të qeta, ndërsa rritja e punësimit dhe e pagave ka mbështetur buxhetet e familjeve. Nga ana tjetër, sektori bankar paraqitet i shëndetshëm, ndërsa aksesi në financë dhe përfshirja financiare kanë ardhur në përmirësim. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike, normat më të ulëta të inflacionit dhe rritjen më të ngadaltë të kostove të financimit”.

Gent Sejko evidentoi se sfida për Shqipërinë janë nismat ndaj ndryshimeve klimatike, pasi vendi ynë konsiderohet si vulnerabël në këtë fushë. “Megjithatë, ndërsa sfida është e qartë për shumicën e vendimmarrësve, identifikimi i mënyrës më të mirë për adresimin e saj në praktikë është ende punë në progres”.

Ekonomia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.