Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Ha tre herë në javë fasule”, Ilir Meta tregon thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten

20:17 / August 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur disa pyetjeve pikante në ”Podcastin e Lirisë”. Pyetjes se kë rival do të zgjidhte për të mbijetuar në një ishull të shkretë, Meta iu përgjigjes se është përballë të gjithëve përfshirë edhe ata që quhen rivalë.

Pyetje: Nëse do të duhej të mbijetonit në një ishull të shkretë me një nga rivalët tuaj politikë, kë do të zgjidhnit dhe pse?

“Në radhë të parë kjo është e pamundur të ndodhi, e dytë unë jam këtu për të qenë gjithmonë përballë të gjithëve, përfshirë edhe ata që ju i quani rivalë. Jo vetëm kaq, por përfshirë edhe të cilët qëndrojnë pas rivalëve formalë që janë armiq të sovranitetit të Shqipërisë dhe do të donin që unë të ikja në një ishull dhe të shikoja jetën time edhe pa rivalët”, tha Ilir Meta.

Po ashtu Meta tregoi thashethemin më të çuditshëm që ka dëgjuar për veten e tij. ”Thashethemi më qesharak që kam dëgjuar është kur isha në Austri për të bërë disa analiza, kur ndodhi arrestimi i turpshëm i Jamarbër Malltezit dhe kur ndodhi ajo akuza e turpshme kundër Berishës, që unë kisha kërkuar strehim në Austri apo Hungari”, u shpreh Meta.

Sa i takon preferencave kulinare, ai tha se i pëlqen fasulja dhe nga frutat, fiku dhe shega. ”Te gatimi i preferuar është çik problem, sepse në këtë jetë që erdhëm nga një sistem me probleme dhe kufizime ushqimore siç ishte komunizmi, unë nuk mund të ankohem se prindërit vinin nga një tjetër shtresë dhe nuk na ka munguar gjë, por e them shpesh me të qeshur se kishim alergji ndaj fasuleve, sepse kudo ku shkonim kishim fasule. Tani ndodh që pas kaq vitesh fasulja përsëri është një gjellë e preferuar, sepse është shumë e shëndetshme. Nëse nuk ka tre herë në javë fasule ose diçka të tillë e kam të vështirë”, theksoi Meta.

Ilir Meta presidenti i PL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.