TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Zelensky: “Ne duhet të luftojmë derisa të pastrojmë tokën tonë nga pushtuesit dhe të garantojmë sigurinë e Ukrainës”

23:42 / May 20, 2022

Donaldi dhe Semi flasin për zërat se pëlqehen, si u pajtuan dhe i dedikojnë këngë Borës

23:38 / May 20, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Habisin shkencëtarët, koha e vdekjes mund të parashikohet

19:12 / April 17, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Imagjinoni sa do të kishte qenë jeta ndryshe sikur secili prej nesh do të dinte saktë se kur do të vdiste? Me siguri do të do ta planifikonim krejtësisht ndryshe kohën tonë të cilën e kalojmë në këtë planet. Biologët e ndajnë jetën në tri faza – faza e zhvillimit, faza e pjekurisë dhe faza e pleqërisë. Mirëpo, disa hulumtime tregojnë që ekziston edhe faza e katërt, e cila drejtpërdrejt i paraprin vdekjes, të cilën e kanë quajtur “spiralja e vdekjes”.

Për të sqaruar këtë çështje shkencëtarë të universitetit të California në Irvine, morën në studim mizat e frutave – Drosophilia.

U morën 2 828 femra dhe u vendosën secila në mjedis me dy meshkuj. Femrat zhvendoseshin çdo ditë në epruveta të reja dhe u numëruan vezët që ato linin pas deri në momentin e vdekjes, që te këto insekte ndodh natyralisht pas disa javësh nga momenti i lindjes.

Nga studimi i kryer u vu re se te femrat që ishin dy javë para vdekjes numri i vezëve në një ditë ra. Por kjo ishte konsistente jo në lidhje me moshën, por me faktin se insektit po i vinte vdekja. P.sh një insekt në moshën 60 ditore po i afrohej vdekjes, sërish numri i vezëve të lëshuara prej saj binte. E njëjta gjë ndodhte edhe me një insekt të moshës 15 ditore që po i drejtohej vdekjes së parakohshme. Për shkencëtarët kjo sjellje fiziologjike përkufizon një fazë të katërt të jetës së një specieje, që dallon nga fëmijëria, mosha e rritur, apo jeta e vonët. Ajo u quajt Spiralja e Vdekjes.

Ky moment u konstatua në vitin 2007 dhe qysh atëherë janë marrë më shumë të dhëna siç ishin p.sh ato në vitin 2012, kur u vu re se e njëjta rënie në fertilitetin e mizave meshkuj, përkonte me afrimin e vdekjes së tyre.

Çka do të thotë se është i vërtetë përgjithësimi se me plakjen bie edhe aftësia riprodhuese e meshkujve, por kjo aftësi bie shumë edhe tek individë që po shkojnë drejt vdekjes, pavarësisht moshës. Ky model sjelljeje padyshim jep mundësi teorike që shkencëtarët të parashikojnë vdekjen e një mize në të cilën konstatohet kjo rënie e fertilitetit.

Por jo të gjithë bien dakord. James Curtsinger nga universiteti i Minnesota në SHBA mendon se nuk bëhet fjalë për një fazë të katërt. Ai nuk bie dakord as me emërtimin Spirale e Vdekjes, ndonëse konsensusi për pauzat e mortaliteti qëndron.

Si mund të gjejë shpjegim apo analogji te njerëzit ky eksperiment? Është ende herët, por fakti që çdo gjë lidhet me fertilitetin është shumë domethënës. Edhe pse njeriu është ndoshta e vetmja specie që kryen planifikim familjar siç njihet deri më tani, apo që kryen marrëdhënie seksuale përtej nevojave riprodhuese.

koha vdekjes parashikim shkencatre
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Liqeni i Butrintit, pasuria e botës antike dhe kryevepra e natyrës

23:24 / April 12, 2022

Meta kërkesë Kuvendit: Kërkoj bashkëpunimin për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”

13:08 / February 3, 2022

Sugjerim:Disa vënde ku mund të njohësh njerëz të rinj

23:39 / July 9, 2021

Luljeta Bozo e prerë: Dënoj krimet e diktaturës, Hoxha ishte diktator

20:48 / March 14, 2021
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Nuredin Dumani tregon grabitjen me dhunë të kambistit: Gjithmonë organizoheshim 4 veta

22:56 / May 20, 2022

SHBA do të mbajë 100,000 trupa në Europë në rast rreziku të kërcënimit rus

22:26 / May 20, 2022

Dumani rrëfen grabitjen e ndodhur 5 vite më parë: Tek “Pilafi” mora një Porsche Cayenne, në banesë u futëm me kallashnikov

22:04 / May 20, 2022

Çfarë po ndodh në Fier, Policia “në këmbë”, kontrolle blic për…

21:59 / May 20, 2022
Te fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.